Zjarri në Lunxheri, përkeqësohet situata me flakët, banorët e zonës në panik

Mbrëmjen e sotme një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë.

Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shëntodhër ndërsa flakët favorizohen nga era.

Zjarri masiv i cili mbrëmjen e sotme ka përfshirë këto kullotat i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.

Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shëntodhrit.

Në terren për shuarjen e zjarrit po punojnë tre automjetde zjarrfikës ndërsa në ndihmë të tyre janë vendosur edhe banorët dhe vullnetarë.


Shtuar 25.08.2024 22:22