Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

Prej disa ditësh, një vatër zjarri vijon të përfshijë zonat malore në bashkinë Finiq, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në malin mbi fshatin Dhivër.

Flakët janë përhapur edhe në zonën malore pranë fshatit Navaricë, duke shtuar rrezikun.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse nga disa bashki ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Operacioni mbështetet edhe nga forcat operacionale dhe ndërhyrja ajrore, por terreni i vështirë malor dhe përhapja e shpejtë e flakëve kanë vështirësuar përpjekjet.

Sipas autoriteteve lokale, përparësi po i jepet parandalimit të përhapjes së zjarrit në drejtim të fshatit Leshnicë, ku banesat e banorëve mund të rrezikohen nëse situata përkeqësohet.


Shtuar 8.08.2025 11:39

Tags: ,