Zjarri në Dukat/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit. Bëhet me dije se zjarrfikësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohe vatra e zjarrit në malin e Dukatit vijon aktive prej tre ditësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe pyjore.

Zjarri vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë për venien nën kontroll të situatës.


Shtuar 21.07.2025 17:36