Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndije elektrike.
Përmes një njoftimi, policia e kryeqytetit njofton se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në një reagim të mëparshëm, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaroi se nuk ka pasur rrezik për pacientët apo stafin.
“Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, thuhej në reagimin e QSUT.