Një zjarr i fuqishëm ka rënë dje pasdite në fshatin Mukje të Krujës, ku i favorizuar nga era k djegur sipërfaqe të konsiderueshme. Burime bëjnë me dije se janë djegur më shumë se 200 rrënjë ullinj dhe pemë frutore.
Banorët e fshatit janë mundur me mjete rrethanore të fikin zjarrin, pasi zjarrfikësja ka mbërritur më vonë se dy orë nga momenti kur është njoftuar. Banorët, mbrëmë, kanë braktisur shtëpitë pasi rrezikoheshin nga zjarri. Janë rreth 30 shtëpi që rrezikohen, ndërsa vatra vijon të jetë aktive./albeu.com