Zjarri alarmon Hasin, lidhja e shkurtër e energjisë elektrikë vë flakën në fshat

Shqipëria po kalon ditë të veshtira për shkak të vatrave të zjarrit nga veriu në jug të Shqipërisë.

Fshati Pogaj në Has është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarri është aktivizuar mesditën e sotme dhe shkak për të është bërë një lidhje e shkurtër e energjisë elektrike.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe në vendin e ngjarjes nuk ka shkuar ende asnjë zjarrfikës apo forca ushtarake.


Shtuar 5.08.2021 18:37