Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit vendorë për të diskutuar me masat që duhen marrë në rast emergjencash, siç janë zjarret tani në verë. Rama tha se bashkitë duhet të kenë organizim, ndërsa për menaxhimin e situatave emergjence, veçoi Fierin, dhe tha se duhet marrë shembull.
“Zjarret janë problem serioz dhe nuk mund të trajtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat. Mbrojtja Civile është një përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit, edhe atij vendor. Disa bashki, tregojnë se është kështu. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive, ka shumë më pak dëme. Historia e helikopterit duhet kuptuar mirë. Reagimi është i përshkallëzuar dhe reagimi fillon nga punonjësit që fillojnë punën me krahë, me mjete e drei te helikopteri. Dëmi që krijohet e keni parasysh vet, dhe për këtë duhet të jemi alert gjatë gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe digat e rezervuarve të krijuar për fatkeqësitë natyrore nuk është e gjitha. Është njëra pjesë. Ndalemi te përmbytjet. Bashkia e Fierit është për t’u marrë shembull. Kryebashkiaku ka bërë një punë titanike”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/412384027619994