Zjarret në vend, Peleshi: Janë 6 vatra aktive, ku paraqitet situata më problematike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar sesi paraqitet situata me zjarret në vend. Peleshi shprehet se vatra aktive janë 6 dhe më problematike situata është në fshatin Ndërshen në Mirditë, ku nuk po kryhet dot ndërhyrja nga ajri për shkak të kushteve atmosferike.

“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.

Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave”, shkruan Peleshi./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 17:34