Zjarret në vend: KLSH zbret në terren, po verifikon tenderat nëse janë blerë pajisjet

Ditën e fundit vendi ynë është përfshirë nga shumë zjarre në vend. Me urdhër të kreut Arben Shehu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur  një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.

Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve duke nisur që nga përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative dhe gjithashtu do të verifikojë tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, KLSH pohon se do të ketë referime përkatëse në prokurori./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 12:34

Tags: ,