Zjarret në Lezhë, Balla: 4 vatra janë vënë nën kontroll, në Shëngjin zjarrfikësit po luftojnë me flakët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarret në Bashkinë e Lezhës, ndërsa ekipet zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin.

Në një postim, Balla shprehet se ka pasur 5 vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë.

“Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin”, shkruan Balla.


Shtuar 27.07.2024 20:05

Tags: , ,