Ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë një masiv pyjor në fshatin Skuraj të Kurbinit.
Bëhet me dije se zjarrfikësit e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit po luftojnë me flakët të cilat duket se po favorizohen nga era e fortë.
Gjithashtu mësohet se ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm.