Zjarret në Greqi, Rama: Forcat shqiptare kanë hyrë në vendin fqinj për të ndihmuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se forcat zjarrfikëse nga Greqia kanë kaluar kufirin me Greqinë për t’u ardhur në ndihmë fqinjëve ndaj zjarreve.

Rama shkroi në Facebook se forcat e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur në Greqi dhe do t’i vijnë në ndihmë vendit fqinj për shuarjen e zjarreve në Alexandropuli.

“Forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandropuli”, shkroi Rama.

Ndërkohë, më herët kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis falenderoi Shqipërinë për ndihmën.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin e 48 zjarrfikësve dhe 9 automjeteve që na u bashkuan teksa po luftojmë zjarret në Aleksandropolis. Faleminderit Shqipëri”, shkroi ai.

 

 


Shtuar 23.08.2023 21:11

Tags: , ,