Zjarr pranë sheshit të Flamurit në Vlorë, shkrumbohet banesa dhe servisi i makinave

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pranë sheshit të Flamurit në Vlorë.

Mësohet se banesa e cila shërbente si servis makinash në katin e parë është shkrumbuar e tëra dhe vijon të digjet.

Forca zjarrfikëse si dhe policia janë në vendngjarje.

Shkak paraprak për zjarrin dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike./albeu.com 


Shtuar 28.11.2023 11:50