Zjarr në Zadrimë të Lezhës, përfshihet nga flakët tokat bujqësore

Një zjarr shpërtheu sot në mesditë në fshatin Kodhel në Zadrimë. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me barishte, duke shkaktuar shqetësim të në zonën përreth.

Zjarrfikësit e zonës janë angazhuar menjëherë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të stabilizuar situatën dhe për të mbrojtur zonën.

Për momentin, nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e mundshme që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.


Shtuar 26.08.2024 17:13

Tags: ,