Zjarr në Tiranë, flakët dhe tymi mbulojnë zonën

Zona e Bulevardit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të vogël me shkurre.

Përveç flakëve, re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën përreth. Ndërkohë, zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe flakët janë vendosur nën kontroll, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Gjithashtu bëhet me dije se flakët nuk rrezikuan banesat.


Shtuar 1.09.2024 17:02