Zjarr në Tiranë, digjet magazina me rroba në Qytet Studenti

Një magazinë me rroba ka marrë flakë dhe është djegur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se magazina që është djegur ndodhet në Qytet Studenti. Si pasojë e zjarrit ka dëme të mëdha materiale, por nuk flitet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po lufton me flakët.

Njoftim policie

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.09.2022 17:47