Zjarr në pallatin ku ndodhen zyrat e SYRIZA në Selanik

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në Selanik, teksa raportohet se deri më tani 7 persona janë asfiksuar dhe ndodhen në spital.

Ekipet e zjarrfikësve vijojnë evakuimin e banorëve, duke nxjerrë jashtë në gjendje të mirë 44 qytetarë.

Zjarri ka nisur rreth orës 15:00 me orën vendase, e sipas informacioneve dhe dëshmive ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një kondicioneri në një punishte zdrukthëtarie dhe për shkak të materialeve të drurit, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në pallatin pranë.

Sikundër raportojnë mediat greke, në këtë pallat ndodhen edhe zyrtar e partisë politike, SYRIZA./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 16:12