Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan të Elbasanit ka rënë një zjarr në një banesë, ku si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 -vjeç.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.