Zjarr në një apartament në Shkodër, shpëtojnë pa lëndime dy të moshuar

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Ngjarja është regjistruar në katin e tretë të një pallati, ku flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët kanë arritur të dalin menjëherë jashtë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Ekipet e emergjencës po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 28.11.2025 23:07

Tags: ,