Një banesë është shkrumbuar totalisht si pasojë e një zjarri në fshatin Allkaj të Lushnjës. Banesa në momentin e zjarrit nuk ka pasur njeri brenda, teksa flakët kanë rrezikuar dhe shtëpitë ngjitur.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar në kohë flakët, teksa në vendngjarje ndodhet edhe policia e Lushnjës.
Banorët dhe fqinjët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për situatën e vështirë. Sipas zjarrfikësve të Lushnjës dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.