Zjarr në Llogara/ Balla: Shërbimet zjarrfikëse dhe FA në krye të detyrës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për zjarrin masiv që ka përfshirë Dhërmiun.

Gjithashtu Balla shprehet se shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës dhe po punojnë për shurjen e flakëve në Dhërmi.

“ZJARRET NË VEND Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e një zjarri në një zonë pyjore Dhërmi #nëkryetëdetyrës”, tha Balla.


Shtuar 4.07.2024 18:20