Një alarm është dhënë më herët në Kullën Eifel, pasi një zjarr shpërtheu në një nga ashensorët e atraksionit më të famshëm në Paris.
Zjarri u shua, por filloi paniku pasi 1200 njerëz brenda Kullës Eifel, u detyruan të evakuoheshin.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka rënë në një bosht ashensori mes katit të parë dhe të dytë.
Vlerësimet fillestare nga zjarrfikësja, tregojnë se zjarri ka filluar kur një pajisje pranë një kablloje ashensori është mbinxehur.