Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit.
Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për banesat përreth.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.
Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex, po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.
Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.
Situata duket e rënduar, teksa është kërkuar ndihmë me forca të tjera zjarrfikëse. Efektivët e policisë kufitare janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të bashkisë Dropull.