Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme lagjen e komunitetit rom në zonën e njohur si ish-Fusha e Drurëve në Tepe, Shkodër.

Flakët dogjën plotësisht dy baraka, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e disa banesave të tjera të improvizuara, të cilat ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Shtuar 8.06.2025 21:42

Tags: ,