Zjarr i përmasave të mëdha pranë Elbasanit, terreni i thyer vështirëson fikjen e flakëve

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në malet e Zavalinës në Elbasan.

Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha, teksa vendosja e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.


Shtuar 29.07.2024 15:58