Mesditën e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtési, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.