Një zjarr masiv është përhapur në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.
Burime për media bëjnë me dije se terreni i vështirë malor dhe i thepisur po ndikon në ndërhyrjen e zjarrfikësve duke pamundësuar në këtë mënyrë shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi, ndërsa deri më tani janë djegur sipafaqe të mëdha bimësie, shkurre dhe halorë.
Kujtojmë se Shqipëria ka patur në mënyrë të vazhdueshme zjarre nga veriu në jug, duke bërë që të shkatërrohen kurorat e gjelbra si dhe të sjellin dëme të tjera ekonomike dhe mjedisore.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka patur viktima në njerëz, edhe pse situata shpeshherë ka eskaluar duke dalë jashtë kontrollit.