Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Pavarësisht, përpjekjeve të pandërprera zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin.
Aktualisht, forcat ndodhen ende në terren dhe po vijojnë punën, ndërsa autoritetet vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.