Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata paraqitet alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi dhe po rrezikojnë banesat e zonës.
Sipas informacioneve, në vendngjarje deri pak më parë ndodhej vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në një kodër pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.