Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës për shkak të aferës së inceneratorëve duke theksuar se prokuroria nuk duhet të ndalojë tek ai.
Përmes një videoje të hedhur në rrjetin social Facebook, Kryemadhi thotë se ka zbuluar zinxhirin e bashkëpunimit të shtetit shqiptar të përfshirë në aferën e inceneratorëve duke kërkuar krahas të tjerëve edhe që kryebashkiaku i Tiranës të përballet me drejtësinë.
“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve. Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë. Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”, shkruan Kryemadhi./albeu.com/