Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Këtë të hënë, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet në Gjykatën e Apelit të  Posaçëm, ku ka kërkuar lirimin nga burg.

Përmes avokatëve të tij, ish-kyetari i Bashkisë së Tiranës, u kërkon togave të zeza një masë më lehtësuese, kundrejt ofrimit te garancise pasurore.

Me 22 maj, SPAK njoftoi se ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ishte regjitruar një procedim i ri.

Bëhet fjale për vepren penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.

Erion Veliaj, u ndalua ne 9 shkurt kur agjentët e BKH i shkuan në zyrë, për t`i komunikuar masën e sigurisë arrest në burg.

Pjese e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 6 biznesmenë.

Këta të fundit, dyshohet se kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë, që më pas janë shpërndarë në OJF-të e ngritura nga Xoxa.

Pasi janë verifikuar disa episode korrupsioni, po kryhen verifikime edhe për shkelje të tjera të kryera


Shtuar 9.06.2025 08:34