Në Berat zhvillohet viti i dytë i ‘Green Half Marathon 2024’. Këtë vit do të marrin pjesë 40 shtete nga mbarë Europa, me vrapuesit më të mirë në elitat e garave mbarë botërorë, nën siglën bëhu pjesë e rrugëtimit të gjelbër.
Në këtë garë risi është se marrin pjesë dyfishi i garuesve të një viti më parë. Rreth 400 vrapues nga shtete të ndryshme të botës, si Turqia, Italia, Anglia, Ukraina e kampionë të Shqipërisë dhe rajonit do të marrin pjesë në maratonën që do të zhvillohet sot.
Maratona nisi një ditë më parë me fëmijët garues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Beratit, ku garuan rreth 300-400 nxënës.