Në kuadër të zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, i cili do të mbahet në Tiranë, autoritetet kanë njoftuar për bllokime rrugore më 5 qershor 2025.
Sipas njoftimit, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen disa akse rrugore në qytet për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë eventit.
Banorët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të marrin parasysh këto kufizime dhe të planifikojnë itineraret e tyre përkatëse në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:
nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.