Ditën e sotme, struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvilloi fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik.
Testimi nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua në ambientet e SPAK. Eseja zgjati 60 minuta, ndërsa testi i arsyetimit logjik 45 minuta, me një total kohor prej 1 ore e 45 minutash.
Të dyja testet vlerësohen me 60 pikë, nga 30 pikë secili, sipas rregullores së përzgjedhjes.
Procesi u monitorua nga anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe staf teknik mbështetës.
Pas kësaj faze, kandidatët që do të renditen më të mirët nga Komisioni do të vijojnë garën në fazat pasuese: testi i poligrafit, intervista në panel, si dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë nga Komisioni përkatës.
Njoftimi i SPAK:
Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik.
Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.
Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.
Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.
Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.
Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.