Zhvendosjet ekonomike/ Bie pesha e punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Zhvillimet ekonomike në vend, po pësojnë një zhvendosje të dukshme nga aktivitetet e prodhimit drejt shërbimeve dhe kjo tendencë ka qenë e fortë, sidomos në vitin 2023.

Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se sektorët e prodhimit, industria dhe bujqësia kanë ulur peshën në totalin e punësimit, teksa është rritur kontributi në punësim i sektorit të shërbimeve dhe administratës publike.

Të lidhura

None found

Në vitin 2023 ishin të punësuar 1,327,042 persona, 28,662 më shumë, ose me rritje 2.2% në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë, me 32.3% të totalit të të punësuarve në vitin 2023, ndonëse me rënie të kontributit në punësim me 1.6 pikë % në krahasim me 2022.

Sektori i industrisë reduktoi më tej kontributin në punësim më 2023, me -0.6 pikë për qind. Vitin e kaluar, industria kontribuoi me 2.2 pikë % të punësimit total nga 2.8 pikë % më 2022.

Rënia e fortë e Euros dhe rritja e kostove të brendshme, ka sjellë faliment në shumë segmente të industrisë së prodhimit për eksport. Kjo rënie ka qenë më e dukshme në sektorin fason.

Në anën tjetër, kontributi i sektorit të tregtisë dhe shërbimeve në punësim u rrit më tej vitin e kaluar, si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm. Sipas të dhënave të INSTAT, të punësuarit në këta sektorë kontribuuan me 29.1% të punësimit total nga 27% në 2022.

Administrata publike zgjeroi më tej kontributin në punësim gjatë 2023, duke zotëruar 17.6% të totalit nga 12.2 që ishte në vitin 2022.

Ndonëse qeveria ka zhvendosur një seri shërbimesh në rrugë digjitale, sërish punësimi në sektorin shtetëror është zgjeruar dukshëm në dekadën e fundit. Shteti është punëdhënësi i tretë më i madh pas bujqësisë dhe “tregtisë dhe shërbimeve”.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve shfaq strukturën e punësimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në vitin 2023, punonjësit e kualifikuar në bujqësi dhe në tregti, përbëjnë 43,6% të të punësuarve, e ndjekur nga grupet ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë përkatësisht 21,4% dhe 19,7% të të punësuarve.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 27,2% e femrave të punësuara dhe 16,3% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2023, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 49,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,7% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş