Baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës janë ngarkuar ditën e sotme, rreth orës 14:00 për t’u transportuar drejt Tiranës. Ato do të dërgohen në kryeqytet për veprime të mëtejshme. Kadastra e Vlorës, do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”.
Ky vendim është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli më 23 janar. Zhvendosja e plotë e saj duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Vendimi për të larguar drejt Tiranë vjen në më pak se një vit. Kjo pasi Kadastrën e Vlorës ishte zhvendosur më parë në një godinë të re, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.
Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). ASHK sqaroi se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021. Kjo duke nisur me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën.
