Zhvati 570 mijë euro duke mashtruar, ish-punonjësja e BSH ndërtoi shtëpi në Tepelenë me një pjesë të parave

Milena Deraj është ish-pu onjësja e Bankës së Shqipërisë, e cila ka përfituar shuma të madha parash nëpërmjet mashtrimeve.

Deraj ka mashtruar familjen Ferracaku dhe shoqen e saj duke u marrë atyre 570 mijë euro. Gjykata e Posaçme vendosi sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 30-vjeçaren mashtruese, e cila ran ë prangat e policisë dy ditë më parë.

Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë euro familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë. Për këtë të fundit pretendon se bashkëpunoi me ish prokurorin Arjan Ndoj.

Mësohet se me një mjesë të parave të fituara nga mashtriet, Deraj ndërtoi një shtëpi në Tepelenë.

Duket se Milena ka shfrytëzuar pozicionin e saj të punës, pasi mësohet se të pakën deri në vitin 2021 ka punuar ekonomiste në bankën e Shqipërisë, në rrjetet sociale shpërndan foto teksa ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë anëtare e FRESSH dhe poston foto edhe me politikanë të ndryshëm.

Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme. Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë tha se kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng. Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Ferracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima.

Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur./albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 16:05