Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi.
Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.
Portali Novosti, shkruan se vetë Elezovic mund të jetë zhdukur qëllimisht pasi ka pasur informacion se do të arrestohet.
“Mesohet nga burim i sigurte se Elezović eshte larguar jashte shtetit duke shmangur keshtu marrjen ne pyetje nga Prokurorja Speciale Mira Samarxhiç…”- shkruan portali në fjalë.
Burimi thotë: nNuk perjashtohet mundesia se Elevzoviçit i ka ndodhur diçka. Prandaj hetimi eshte shtri ne dy drejtime. Eshte interesant fakti se njeri i afert i tij ka qene pjese e operacionit Kurthi ku jane arrestuar 24 persona. Dhe se i zhdukuri Elezoviç ka pasur informacionin e dores se pare se çfar kane thene te arrestuarit, per te dhe disa efektiv te policise se Ulqinit dhe Tivarit. Te cilet dyshohet se kane ndihmuar be trafikun e droges shprehet burimi i Novosti.
Ne aksionin policore Kurthi jane arrestuar 24 persona per trafik 2.5 ton te marihuanes nga Shqiperia permes Malit te Zi drejte vendeve te rajonit dhe me pas nr vendet e BE-se. Sipas deklarimeve te disa nga te arrestuarit e operacionit Kurthi kane thene se Elezović dhe disa kolege te tij per para kane bere leshime duke lejuar trafikun e sasive te medha te droges. Ndersa kane kryer aksione ne ndalimin dhe sekuestrim e sasive te vogla duke bere qe te duken te suksesshem ne luften kunder trafiqeve te narkotikeve.
I njejti i dyshuar per trafik te lendeve narkotike i cili ne nderkohe ka marr statusin e deshmitarit te mbrojtur mesohet te kete sqaruar gjithe dinamiken e funksionimit te grupit kriminal qe eshte marre me trafikimin e narkotikeve. Ai madje eshte shprehur se Elezović per çdo kilogram te lendes narkotike te trafikuar ka marre perqindje te cilene me pas e ka ndare me koleget e tij. Te njeten histori mesohet se e kane treguar me se paku edhe dy te arrestuar te tjere.
Sa eshte e vertete ajo qe ka thene deshmitari i mbrojtur dhe sa jane te forta dyshimet qe kane hetuesit kunder efektiveve te policise do mesohet ne vazhdim. Por nese mund te gjykohet sipas thenies” ku ka tym ka edhe zjarr” prandaj opinioni publik nuk mund te mbetet jashte çeshtjes nese deshmitari i mbrojtur ka bere deklarimet me qellim qe te lehtesoj poziten e tij perballe akuzave. Ndersa para pak ditesh i eshte djegur hangari me motora uji. Rudolf Elezović ish Drejtor i Policise se Ulqinit. Tani punon ne sektorin e policise se kufirit. Ndersa zhdukjen e tij e ka lajmeruar bashkeshortja.
Ministri i brendshem i Malit te Zi Sergej Sekuloviç eshte shprehur se eshte njoftuar per rastin dhe se ka te dhena operative rreth hetimeve qe po kryhen por nuk mund te jap detaje.