Gazetari Elton Qyno është shprehur se familja e Ervis Martinajt po heton privatisht për zhdukjen e tij.
Komentet Qyno i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se në shtëpinë e Martinajt nuk ka mort të hapur në emër të tij.
Por ai shtoi gjithashtu se nga komunikimet me babanë e Martinajt, ai thotë se shpresat se mund të gjendet i gjallë janë të humbura.
“Familja po heton privatisht bashkë me shoqërinë e Ervis Martinajt, kemi edhe hetimin nga prokuroria e Laçit që po heton të njëjtën ngjarje. Familja ka më tepër burime të kontaktit se me cilët persona shoqërohej djali i tyre”, tha Qyno./albeu.com/