Zhdukja e Ervis Martinajt, zbardhet çfarë kanë thënë para hetuesve dy kushërinjtë Avdylaj

Prej më shumë se dy muajsh i zhdukur, Prokuroria e Tiranës, vijon hetimet për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit mbetet ende mister.

Së fundmi bëhet me dije se dy javë më parë janë marrë në pyetje nga prokuroria e Kurbinit, dy kushërinjtë Jasim dhe Astrit Avdylaj, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit.

Ata kanë pohuuar para hetuesve se nuk janë të përfshirë në këtë ngjarje, pasi ndodhen në arrest shtëpie dhe se janë në monitorim nga Policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie, jemi të monitoruar nga Policia”, mësohet të kenë thënë Avdylajt para hetuesve.

Jasim dhe Astrit Avdylaj ndodhen në “arrest shtëpie” për një nga fraksionet e dosjes 339, të lidhur me laboratorin e drogës, të zbuluar vite më parë në Has.


Shtuar 25.10.2022 16:05