Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij të cilët kanë denoncuar në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me Daniel Shimën.
Familjarët pretendojnë se në telefonatën e fundit që kishin me të afërmin e tyre, Daniel Shima ka thënë: Po më arrestojnë.
Kujtojmë se Daniel Shima është marrë në pyetje më herët nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për rastin në fjalë ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se Daniel Shima është parë për herë të fundit.