Zhduket 24-vjeçari nga Tirana, babai “ngre në këmbë” policinë

Një 24-vjeçar nga Tirana është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë babai i tij, shtetasi A. K., 56 vjeç që ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, se djali  i tij shtetasi shtetasi F. K., 24 vjeç është larguar nga banesa.

Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 10:32