Zhduket 15-vjeçarja në Korçë! Denoncon motra: S’ka ardhur në shtëpi prej 7 ditësh

Një 15-vjeçare nga Korça është raportuar e zhdukur, pasi prej disa ditësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja S. R., 19 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 21 tetor është larguar nga shtëpia motra e saj e mitur, F. R., 15 vjeçe.

Policia po punojnë intensivisht për gjetjen e të miturës dhe kthimin e saj pranë familjes.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 29.10.2025 18:02