Zgjidhet ngërçi? Udhëheqësit e Superligës bisedojnë me UEFA-n (FOTO LAJM)

Sekretari i përgjithshëm i Superligës Evropiane, Anas Laghrari ka thënë se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me UEFA-n për të gjetur një zgjidhje. Por, nëse nuk ka zgjidhje, ai ka thënë se është i vendosur që Superliga Evropiane t’i nisë garat pas pesë muajsh.

“Ne jemi gati të ulemi rreth një tavoline me UEFA-n, sepse ne kërkojmë vetëm një dialog. Në rast mosmarrëveshjeje? Gjithçka mund të fillojë brenda pesë muajsh”, ka thënë Laghrari në një intervistë për gazetën e madhe franceze “Le Parisien”.

Ai ka theksuar se Superliga Evropian është duke u krijuar edhe për t’ua mundësuar lojtarëve më të mirë në botë një rast për të luajtur rregullisht kundër njëri-tjetrit. Si shembull e ka marrë rastin e Nymarit. “Ekziston një zhgënjim midis lojtarëve që duan të luajnë në lojëra të mëdha kundër kundërshtarëve të shkëlqyer. Neymar ëndërroi të luante kundër Linonel Messit. Por, ai u lëndua dhe mbase nuk do të jetë në gjendje të luajë më kurrë kundër Messit sërish”, është shprehur Laghrari. Janë 12 klube të mëdha evropiane që kanë pranuar të luajnë në Superligën Evropiane.


Shtuar 20.04.2021 16:38