Avokatja Joana Qeleshi, është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.
Lajmi raportohet nga mediat, duke iu referuar burimeve nga mbledhja e zhvilluar paraditën e sotme, ku Qeleshi ka fituar besimin e anëtarësisë për të përfaqësuar dhe mbështetur drejtësinë në vend.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Saimir Vishajn.
Joana Qeleshi, ka shërbyer më parë si kryegjyqtare e Gjykatës së Durrësit, ku dha dorëheqjen para procesit të vetingut dhe kaloi në profesionin e avokates.
Aktualisht, ajo mban edhe detyrën e pedagoges së procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë.