Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, sot, më 11 maj, qytetarët në të gjithë Shqipërinë, po ushtrojnë të drejtën e votës të cilat po zhvillohen në 12 qarqe të vendit.
Në qytetin e Beratit, përfaqësues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kanë monitoruar procesin zgjedhor në ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, i cili përmban pesë qendra votimi.
Pas përfundimit të vëzhgimit, vëzhguesit janë larguar, pa raportuar ndonjë problematikë.