Zgjedhjet vendore, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur vrullshëm vitin 2023.

Pas takimit të sotëm me presidentin Bajram Begaj, kreun i qeverisë pritet të mbledhë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, të 12 qareqeve të vendit.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 13:00 në vilën qeveritare 13, në zonën e ish-Bllokut.

Ky takim vjen në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit./albeu.com


Shtuar 6.01.2023 11:20