Zgjedhjet vendore, cilat janë dy bashkitë e tjera që do të kenë votim dhe numërim elektronik

Përveç bashkisë së Vorës, do të votohet në mënyrë elektronike edhe në dy bashki të tjera.

Siç raportoi Albeu.com më herët, bëhet fjalë për bashkinë e Kamzës dhe Elbasanit.

“Në përputhje me fondin e vënë në dispozicion konkludojmë se ai është i mjaftueshëm për zhvillimin e votimit elektronik në 352 qendra votimi, veçmas bashkisë Vorë. Duke marrë në konsideratë këtë numër qendrash votimi, kohën në dispozion të realizimit të këtij projekti, si dhe dobinë për zhvillimin e tij në ambiente gjeografike të ndryshëm rekomandohet zhvillimi i votimit elektronik edhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz, përkatësisht ZAZ 47, 48, 49, 50 dhe për bashkinë Kamëz në ZAZ 27 dhe 28; për bashkinë Vorë, përkatësisht ZAZ 26,” thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.

Sakaq, qeveria ka vendosur një fond shtesë për KQZ, i cili do të shkojë pikërisht për këtë çështje, për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit./Albeu.com.


Shtuar 30.01.2023 20:25