Zgjedhjet vendore, Balla: Nuk ka ndryshme në ndarjen administrative, votojmë në 61 bashki

Ditën e sotme, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka mbajtur një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Ai është shprehur se PS nuk do  të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit.

Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki. Pra, ndryshime nuk do të ketë.

Taulant Balla: Për të qenë korrekt, grupi i PS nuk do të mbështesë ndarjen territoriale dhe në vitin 2023 do të votohet për 61. Kemi pasur bisedime Me PD ku kemi diskutuar në bazë të disa parimeve. Mund të ketë një bashki të re me 5000 banorë. Mund të kemi bashki të reja por jo të prishë ose të dëmtoje të ardhurat financiare të një bashkie tjetër. Për shembull te heqim detin bashkisë Shkodër dhe t’ ia japim asaj Velipojë. Duam të kemi bashki të forta./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 12:30