ZGJEDHJET/ Regjistrohet incidenti i parë në Durrës, goditet me grusht komisioneri i PD-së

Kur ka kaluar mës shumë se dy orë nga nisja e procesit të votimit në 6 Bashkitë e vendit, është regjistruar edhe incidenti i parë në Durrës.

Në qendrën e votimit në lagjen numër.8, një person ka goditur me grusht komisionerin e PD-së, Fadri Mezini.

Ngjarja ka ndodhur jashtë qendrës së votimit. Mësohet se pas këtij incidenti, votimi është ndërprerë për disa çaste. /albeu.com


Shtuar 6.03.2022 09:40